Barazia, Berisha: Turpdhuna ndaj gruasBosch: Forconi ligjin

TIRANE-Gruaja dhe dhuna ndaj saj janë diskutuar sot gjerësisht në një konferencë me temë barazinë gjinore “Sfidat për kapërcimin e stereotipeve gjinore", që po mban sot punimet në Tiranë.
Konferencën e përshendetën kryeministri Sali Berisha, kreu i OSBE në Shqipëri, Robert Bosch si dhe Ministri i Punës dhe Cështjeve Sociale, Spiro Ksera.
Duke u fokusuar tek tema për barazinë gjinore, kreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi se "barazia gjinore është kushti i të gjitha kushteve për të patur një shoqëri të emancipuar dhe për një zhvillim të vërtetë social".
Në këto kushte ai siguroi se "qeveria do të bëjë çdo përpjekje që të luftojë me sukses pasojat e një streotipi gjinor nga i cili shoqëria shqiptare duhet të çlirohet sa më shpejt". Sipas tij, “në administratë janë luftuar stereoptipet ku gratë dhe vajzat binin pre e padrejtësisve”.
Por, problemi kryesor sipas Berishës vazhdon të mbetet dhuna në familje.
"Krimi në familje është krimi më i shëmtuar. Qeveria do të marrë çdo masë dhe do të miratojë me ashpërsi ligjet për të parandaluar dhunën në familje. Ndaj krimit në familje duhet të forcojmë rreptësinë e ligjit", theksoi Berisha.
Konferencën e përshëndeti dhe ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch sipas të cilit gruaja nuk duhet të diskriminohet më në shoqërinë shqiptare por të ndërtohen mekanizma ligjore që e mbrojnë atë.
"Barazia gjinore sjell stabilitetin në shoqëri, ndaj nuk duhet të ketë asnjë lloj diskriminimi të grave. Duhet ndërtuar një mekanizëm kombëtar për promovimin e grave", tha ambasadori Bosch në konferencën me temë "sfidat për kapërcimin e stereotipeve gjinore".
Sipas përfaqësuesit të OSBE, në Shqipëri mbetet i ulët ende numri i grave në politikë.
Nga ana e tij ,ministri Ksera theksoi se barazia gjinore është e domosdoshme por për ta arritur atë duhet bashkëpunim.
(d.b/BalkanWeb)