Adelina Tahiri lanson klipin

Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri ka lansuar klipin e ri të titulluar “S'je i pari ”.
Paralajmërimi i Adelinës ka qenë se kënga do të jetë 100 % hit absolut, dhe kështu duket se do të jetë. Me tu lansuar klipi, është pëlqyer dhe ka marrë komente pozitive.
Muzikën e këngës e ka bërë Elgit Doda ndërsa realizimin e klipit Videos Art.
Në këngë janë futur edhe tinguj të muzikës orientale që e bëjnë atë edhe më atraktive. Ndërsa në klip Adelina si gjithmonë na vjen shumë joshëse dhe seksi./Indeksonline/