Paris planifikon vizitë te "Babi"

Paris Jackson raportohet se pasi të dal nga spitali planifikon të vizitojë aktorin britanik i cili ka deklaruar se është babai i saj biologjik.
“Paris është shumë e interesuar për të mësuar rreth shoqërisë së babait të saj me Mark dhe për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, ka thënë një burim “The Mirror”.
Ndërkohë Princ thuhet se nuk dëshiron të dëgjoj për deklaratat e Mark, pasi mendon se secili që do të thoshte diçka të tillë nuk është shok i vërtetë.
Mark Lester, muaj më parë ka deklaruar se është babai biologjik i Paris dhe Prince pasi kishte dhuruar spermën në marrëveshje me Michael Jackson.
Pas tentimit për vetëvrasje të adoleshentes, Mark e ka ftuar atë në Britaninë e Madhe për të kaluar kohë së bashku dhe duket se 15 vjeçarja e ka pranuar ftesën e tij./Indeksonline/