E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina Tahiri ndez skenen e Maqedonise

Kengetarja shkupjane Adelina Tahiri, eshte dukur super seksi ne koncertin kushtuar pavaresise se Maqedonise. Sic njoftojne mediat maqedonase, hiret e bujshme te kengetares shqiptare kane lene nen hije kenget ritmike te kenduara me pare nga kengetar maqedonas. E veshur me nje pale pantallona te shkurtra ajo ka zbuluar paksa edhe fundshpinen e saj, duke bere keshtu qe publiku ta duartrokase ate edhe me shume. Adelina ishte nder te vetmet kengetare shqiptare te ftuara me rastin e festes se pavaresise se Maqedonise dhe duket se ka ditur si te terheqe vemendjen jo vetem te publikut, por edhe te medieve maqedonase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›