Ndertimet, protestes se Ekonomikut i bashkohen edhe fakultete te tjera
Gjate protestes se djeshme te studenteve te Fakultetit Ekonomik nuk kane qene vetem keta qe kane protestuar per uzurpimin pa kriter te hapesirave publike, por protestes se tyre ne ditet ne vijim do t'i bashkohen edhe studentet e Histori-Filologjise, Gjuheve te Huaja, Mjekesise e te shume fakulteteve te tjera. Studentet e Ekonomikut kane paralajmeruar edhe proteste maratone 24 ore deri ne nje pergjigje nga instancat qeveritare, te cilat duhet te ndalin ndertimet pa leje qe po kryhen ne oborrin e tij. “Jemi te vendosur qe te shembim diktaturen e betonit e cila ka uzurpuar Fakultetin e Ekonomise nga te katerta anet ku 10 mije studente kane mbetur ne 100 metra katror lulishte. Urgjentisht te pezullohet dhe te shemben te gjitha ndertimet rreth Fakultetit te Ekonomise. Ti kthehet konvikti i gjuheve te huaja institucioneve publike dhe absolutisht te mos jete ne duart e institucioneve private", tha Pleurat Nexhipi, pedagog i UT. Nga ana tjeter ata serish i kane qendruar vendimit se do te bojkotojne fillimin e vitit te ri akademik. Prinderit te cilet kane derguar te gjithe femijet e tyre ne vitin e pare na vjen keq t'ju lajmerojme po nuk mund te marrim femijet tuaj ne auditor keto kushte demoralizuese per stafin dhe per femijet tuaj. Nuk duam qe femijet tuaj te vijne dhe te bejne leksion me kanalizime dhe auditor te cunguara" tha Pleurat Nexhipi, pedagog i UT.
“Protestat e studenteve te Fakultetit Ekonomik kane nisur dy jave me pare, pasi ne oborrin e ketij institucioni arsimor po ngrihet nje godine shumekateshe e cila eshte pa nje leje ndertimi si dhe UT ka nje proces gjyqesor ende te hapur me firmen qe po nderton, e cila edhe pse Gjykata nuk ka marre nje vendim, po kryen punime”