E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, reshje të dëndura shiu, dëmtohen varrezat nga rrëshqitja e dheut

MIRDITE- Reshjet e dendura që në orët e para të mëngjesit, kanë shkaktuar probleme të shumta në Komunën Kaçinar, të Mirditës. 

Burime nga vendngjarja, bënë me dije se rreshjet kanë shkaktuar rrështiqje dheu duke dëmtuar varrezat e fshatit, gjithashtu është përmbytur godina e komunës Kaçinar dhe shkolla. 

Rreshjet e shiut kanë sjellë edhe bllokimin e rrugës që lidh komunën Kaçinar me Rrëshenin. 

PROBLEME NGA SHIRAT EDHE NE LAC, PËRMBYTEN RRUGË E DYQANE
Ora 09:30- Rikthimi i reshjeve, ka sjellë probleme edhe për qytetin e Laçit. Sipas korespondentit të News 24, rreshjet e shiut kanë kaluar trotuaret dhe kanë mbërritur deri tek katet e para të banesave dhe të dyqaneve, duke i përmbytur ato. Shiu gjithashtu ka bllokuar rrugët dytësore të qytetit të Laçit, prandaj lëvizja e automjeteve funksionon vetëm në rrugën kryesore.

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›