E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina dhe Labi, më të paguarit

Gjatë vitit që po e lëmë pas, këngëtarët kanë sjellë shumë këngë e videoklipe në botën e muzikës shqiptare.
Shpenzimet e tyre kanë kapur shuma marramendëse, por edhe fitimet duket se janë në atë nivel.

Derisa po afrohet festa e Vitit të ri, shumë nga ta tashmë janë të angazhuar në hotele e diskoteka, në trojet shqiptare dhe vende tjera ku festojnë shqiptarët. Në këmbim të performimit të tyre në këto mbrëmje festive, do të marrin shuma të majme të parave.

Në listën e më të shtrenjtëve edhe më tej qëndrojnë: Adelina Ismaili, Labinot Tahiri, Shkelzen Jetishi e Florian Mumajesi. Sipas Klan Kosova, këto janë shumat që këngëtarët do të marrin për një natë këndimi për festën e Vitit të ri:

Adelina Ismaili - mbi 5000 euro
Labinot Tahiri - 5000 euro
Shkelzen Jetishi - rreth 5000 euro
Flori Mumajesi - 4000 euro
Adrian Gaxha dhe Floriani - 4000 euro
Genta Ismjali - 3000 euro
Elvana Gjata - 3000 euro
Dafina Zeqiri - afër 3000 euro
Eli Fara - afër 3000 euro
Capital T - afër 2000 euro. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›