E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta shpallet e pafajshme

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë, dje është mbyllur përfundimisht gjyqi mes dy këngëtareve Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta.
Sipas avokatit të Shkurtës, Plarent Ndreca, gjyqtari i çështjes vendosi që të mos i dëgjojë fare argumentat e prokurorit, duke lënë në fuqi vendimin gjyqësor të Shkallës së Parë, i cili e kishte nxjerrë Rezarta Shkurtën të pafajshme.

Ndreca thotë se me anë të këtij vendimi u miratua arsyetimi i bërë nga mbrojtja se Rezarta nuk ka bërë vepër penale dhe, për pasojë, nuk mund të dënohet, njoftojnë mediat shqiptare. Kjo çështje u mbyll pa u hapur asnjë lloj argumenti tjetër edhe mëqe këtë çështje e kishte kapur edhe amnistia e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›