E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina feston ditëlindjen

Nga Express më 15 dhjetor 2010 në ora 10:53

Këngëtarja Adelina Ismajli ka festuar ditëlindjen e saj, më 14 dhjetor. Ajo ka marrë shumë urime nga simpatizantë në Facebook, ndërkaq ka pasur të atillë që edhe i kanë thurur poezi këngëtares kosovare.

“Një engjëll nga qielli; Në ditën e sotme ra; Dhuratë për zemrat tona; Zoti na e dha; Dhe sikur engjëjt e tjerë; Që në tokë jetojnë; Deshën të këpusin krahët; Fluturimin ta ndalojnë...” është një poezi që fansat e Adelinës ia kanë kushtuar asaj për ditëlindjen e saj të 31-të.

Adelina pritet që këtë fundvit të bëjë zyrtare bashkëpunimin e saj me DJ PINK, një DJ ky i njohur zviceran.

Adelina e ka festuar ditëlindjen e saj në Muzeun Louvre në Paris, në të cilin vende edhe po kryen studimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›