E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Daffy n’Zvicër!

Nga Express më 15 dhjetor 2010 në ora 13:53

Kosova duket se nuk do të mbetet me asnjë këngëtar gjatë festës së Vitit të Ri pasi që ata ia kanë mësyrë Zvicrës, ku edhe e kanë tregun kryesor.

Pas Adelina Ismajlit, është këngëtarja Dafina Zeqiri, një ndër emrat më të kërkuar në tregun muzikor, këtë vit do të festojë ndërrimin e viteve në diskotekat shqiptare në Zvicër dhe pikërisht në Zurich, aty ku mblidhen gjithë shqiptarët për të festuar.

Para se të arrijë festa e madhe, këngëtarja do të performojë në disa koncerte nëpër Gjermani dhe Angli, kurse pastaj do të kthehet në Zvicër ku do të presë Vitin e Ri, shkuan ''Panorama''.

Edhe pse e re në karrierë, me një album profesional, Dafina ka arritur sukses të konsiderueshëm në krahasim me disa kolege të tjera, e kjo falë vokalit dhe pamjes së saj.
Sa u përket këngëve të reja, ajo për momentin ka lansuar duetin me Ledrin me titull “Po m’pëlqen”, kurse këngë të tjera nuk ka realizuar.

Klipi i kësaj kënge do të jetë gati diku në fundi i dhjetorit, para festave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›