Nipi i Enverit, padit Rozanën
Edhe pse gruaja a e djalit të Enver Hoxhës, Rrezarta Shkurta e rrahu “dajak” të mirë Rozanën, duket se gjërat kanë ndryshuar pasi që Rrezarta bashkë me Ermal Hoxhën kanë nisur një padi kundër Rozana Radit.
“Fati deshi që në momentin kur ato po ziheshin dhe unë dola nga makina të ndërhyja vetëm që t’i largoja nga njëra- tjetra, kaloi një makinë policie dhe efektivët, të cilët ishin brenda, u bënë edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes. Nuk është në edukatën time të nxis dhunë, e aq më tepër të përdor dhunë, as ndaj meshkujve, e aq më pak ndaj femrave,'' ka thënë ai për ''Panorama''.
''Më vjen çudi edhe për diçka tjetër. Pas një jave që ajo kishte si shënjestër të saj Rezin, kur e pa që nuk do të kishte suksesin e duhur, e spostoi lumin e akuzave mbi mua, duke më akuzuar për dhunë. Unë ndjehem shumë i fyer për ato deklarata absurde të saj në media, prandaj dhe kam vendosur ta padis për shpifje dhe dëmtim të imazhit”, përfundon ai.
Kjo duket se është arsyeja se pse Rozana është paditur. Më absurdja është se Rezarta e ka rrahur Rozanën!!! Këtë madje nuk arrijnë ta kuptojnë njerëzit. Madje se Radi është rrahur e tregon edhe syri i saj i nxirë që është konstatuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore e policisë.
Në lidhje për këtë rast, Rozana ka thënë për mediat shqiptare se ajo është gjendur në një situatë të papritur kur ishte sulmuar nga Shkurta. Tani ajo është e paditur. Sherri i këtyre dy këngëtarëve kishte plasur pikërisht në Kosovë, gjatë një edicioni të kopjuar por me emër tjetër të “reality show” “Shpija”.