E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina, këngë për Lorik Canën

Në këtë edicion të Këngës Magjike, këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri do të marrë pjesë me një baladë. Mësohet se këngën Ti mos u kthe, Adelina ia ka kushtuar dashurisë së humbur të futbollistit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Protagonistët nuk folën asnjëherë për lidhjen, por pas përfundimit të saj Loriku i kishte kërkuar Adelinës të mbesin shokë, gjë që kjo e kishte refuzuar. Edhe këtë pjesë e ka futur në tekstin e këngës.

Ti mos u kthe

Tani të di vërtet çtë sillet

nëpër mend

Një dashuri që vret, një dashuri

që dhemb

Ti ndjenjën time e shkele,

si të ish një lule në tokë

Një ish për mua ngele, nuk

mund të bëhesh kurrë një shok

Ti mos u bëj një ëndërr, se

ëndrra vjen e shfaqet prapë

Thua në ëndërr të humba,

se ti u trete mbete pas

Me hijen tënde smund të flas

Nuk mundet një dashuri

ta kthejmë në miqësi

Veten kot mos e gënje,

Nuk mundet një dashuri

ta kthejmë në shoqëri

Ndaj asnjëherë ti mos u kthe

Ti mos u kthe,

Ti mos u kthe

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›