E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këngë për Lorikun

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 12:23

Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri thuhet se ia ka kushtuar këngën e saj të fundit futbollistit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Kënga “Ti mos u kthe”, të cilën Adelina e këndoi gjatë javës së shkuar në “Kënga Magjike 2011”, sipas medieve shqiptare, është një këngë që e ka për frymëzim ish lidhjen e këngëtares me futbollistin Lorik Cana.

Më parë është folur shumë për një histori të mundshme në mes të Lorik Canës dhe Adelinës, edhe pse shumë pak ishte ditur për këtë.

Në fund thuhet se ata ishin ndarë përderisa Cana i kishte kërkuar Tahirit që të vazhdojnë shoqërinë e tyre. Sipas disa burimeve të gazetës Panorama, thuhet se Adelina po ashtu kishte kërkuar nga tekstshkruesi një këngë që ka të bëjë pikërisht më këtë lidhje.

“Ti ndjenjën time e shkele si të ish një lule në tokë, një ish për mua ngele, nuk mund të bëhesh kurrë një shok”, është kështu një varg i kësaj kënge, ku Adelina ia pret Lorikut se ajo nuk ishte më të pse e kishte shok atë, por e donte atë si një të dashur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›