Morg për ata që ringjallen
Morgu i qytetit Malatja të Turqisë, njoftoi se ka pajisur frigoriferët me sistem alarmi, që aktivizohet me lëvizjen më të vogël në rast se të vdekurit ngjallen.
Zyrtari i morgut, Akif Kajadurmus, ka thënë se sensorët janë vendosur brenda frigoriferëve. Sipas tij, lëvizja më e vogël do të aktivizojë alarmin, ndërsa brenda frigoriferëve janë vendosur edhe brava dyersh.
Nëse mjekët e shpallin pacientin gabimisht të vdekur. ndërsa ai më vonë zgjohet, atëherë duhet të jemi të gatshëm për çdo mundësi, ka thënë ai.
Në morgun e Malatjias mund të vendosen 36 trupa.