Adelina, në Zvicër për Vitin e Ri

Këngëtarja Adelina Ismajli ka vendosur që mos të marrë pjesë në xhirime të Vitit të Ri dhe mos të këndoj nëpër televizionet shqiptare gjatë kësaj feste. Kështu se paku ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.
“Ajo do të këndoj në diskotekën ‘Rinora 4’”, ka thënë ky burim për Rozë. Sipas burimit, Adelina ka shënuar suksese të konsiderueshme gjatë kësaj kohe dhe se për momentin është duke punuar më shumë për albumin e saj të ri. Ajo para këtij sezoni realizoj një spot televiz, i cili u transmetua nëpër televizionet kosovare si dhe mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2009”.
Në këtë festival këngëtarja u vlerësua negativisht nga 12 kolegë të saj. Megjithatë, ajo bëri shumë publik në Tiranë, sidomos në natën kur u paraqit e veshur me kilota dhe u tha se ajo ka imituar Lady GaGa.