E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria zhvillon një takim me ambasadorin e KE, Lohan

Tiranë, 20 dhjetor NOA U zhvillua sot takimi institucional ndërmjet Komisionit Evropian në Tiranë përfaqësuar nga Ambasadori Helmut Lohan dhe Konfindustrisë në lidhje me problematikën e eksporteve shqiptare drejt BE në kushtet e proçesit të integrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocijimit në fuqi.

Në takim ishin të pranishëm përfaqësuesit lider të industrive shqiptare, që eksportojnë ose kanë mundësi eksporti në vendet e Bashkimit Evropian si industria mekanike, industria e prodhimit të letrës, industria energjitike, industria e përpunimit të mishit, industria e prodhimit të vezëve, industria e birrës, industria tekstile, industria e prodhimit të këpucëve, industria e prodhimit të miellit, etj. Ambasadori Lohan dhe stafi teknik i Komisionit paraqiti para të pranishmeve politikat dhe mjetet, që Komisioni i BE përdor dhe jep për nxitjen e eksporteve të vendeve kandidate përfshi Shqipërinë në zbatim të MSA. Nga përfaqësuesit e industrive të pranishëm u paraqitën raste të problematikës së zbatimit të MSA në eksportet shqiptare drejtë BE ku janë vërejtur, pengesa të natyrës teknike nga institucionet doganore edhe kur ligjërisht ka qenë e lejuar hyrja e prodhimeve me origjinë shqiptare, çështje të përmirësimit të punës së institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe BE në fushën e çertifikimit,-standardizimit, akreditimit, të domosdoshmërisë së ngritjes dhe funksionimit më të mirë të institucioneve rregullatorë në fushën e sigurisë ushqimore, të garantimit të konkurrencës së lirë dhe politikave të ndershme tregtare, të shkollimit profesional mbështetur në nevojat e Tregut të Punës, etj. Në takim u shpreh vullneti i plotë i institucionalizimit të bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të Konfindustrisë me strukturave të specializuara të Komisionit të Bashkimit Evropian për informimin dhe zgjidhjen e problemeve të industrive shqiptare në kushtet e MSA dhe proçesit të integrimit të Shqipërisë. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›