Adem Rreli, ekspozitë me fotografi

Tirana e dikurshme, kullat simbol, shtëpitë e vjetra në fotografi bardh e zi dhe pas këtyre portrete të tëra njerëzish pa luajtur me ngjyrën. Kjo është ekspozita në fotogafi e ideatorit të njohur Adem Rreli. Në studion e tij kanë pozuar 195 qytetarët të Tiranës, emra të njohur arti, shkenca, sporti deri tek zanatcinjë. Fotografi Rreli nuk ka qënë asnjëherë i shqetësuar se si këta personazhe visheshin, buzëqeshnin apo pozonin. Magjia e objektivit të aparatit të tij do të sillte pas kaq shumë shkrepjesh kujtimet më të bukura për ta. Për të nderuar këtë ekspozitë i pranishëm ishte edhe Presidenti Bamir Topi. Topi u shpreh se pavarësisht dekadave dhe materialeve të humbura ndër shekuj, këto janë dokumentimet më të bukura të atyre që kontribuan për metropolin e shqipëtarëve.
Ndërsa autori Adem Rreli i emocionar ndau kujtimet kur realizoi 195 shkrepjet e të famshmëve të Tiranës.
Në ekspozitë morën pjesë emra të njohur te politikes, dashamirë të artit dhe kulturës, madje edhe ata që i kishte marrë malli për Tiranën e dikurshme. Ekspozita u hap në Muzeun Historik Kombëtar.