Aksident në aksin Milot-Kalimash, nuk ka të lënduar

Reshjet e e dëborës dhe përkeqësimi i situatës së orëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkullim në aksin rrugor Milot-Kalimash. Vetëm pak minuta më parë ngricat e mëdha kanë shkaktuar daljen nga rruga të dy automjeteve, pikërisht në afërsi të kryqëzimit të Burrelit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ndërkohë policia rrugore ndodhet në vendngjarje. Mësohet se momentalisht vijojnë reshjet e dëborës, cka vështirëson dhe më tepër qarkullimin dhe rrit mundësinë për aksidente në këto akse.