Ademi: Marrëveshja e Ohrit, prioritet i qeverisë
Zëvendës kryeministri Ademi e njoftoi z. Hage për situatën politike në vend duke u përqendruar në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Qeveria e Republikës së Maqedonisë një nga prioritete e saj ka implementimin e këtij dokumenti dhe se kjo marrëveshje është bazë e marrëdhënieve të mira ndëretnike në vend. Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit hap rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në familjen evropiane, theksoi zëvendës kryeministri Ademi.
Drejtori i përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë theksoi se Maqedonia është model i një shteti multietnik në Evropë dhe se Qeveria duhet vazhduar e implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai theksoi se Qeveria kanadeze mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe se shpreson se Maqedonia së shpejti do të behët anëtare e aleancës.
Së bashku u konstatua se marrëdhëniet politike në mes dy vendeve janë të mira dhe se nevojitet intensifikim i marrëdhënieve ekonomike. Zëvendës kryeministri Ademi dhe Drejtori i përgjithshëm për Europë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë Robert Hage biseduan edhe për shkëmbimin e përvojave në në përdorimin e gjuhëve.