E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajkoviç: Serbët të marrin pjesë në zgjedhje

Në një intervistë për RTK-në, Trajkoviç e vlerëson pozitiv vendimin e Grupit Ndërministror për Decentralizim që zgjedhjet lokale të mbahen edhe për komunën e re të Graçanicës, formimi i së cilës është paraparë edhe në pakon e Ahtisarit. Trajkoviç i ka ftuar serbët e Graçanicës që të dalin sa më shumë në zgjedhjet e 15 nëntorit pasi, siç ka thënë ajo, nëse serbët nuk punojnë për vete askush nuk do t'i ndihmojë.

Përveç në Graçanicë, Grupi Ndërministror për Decentralizimi vendosi mbrëmë vonë që zgjedhje lokale të mbahen edhe për komunën e re të Ranillugut atë të Kllokotit dhe Novoberdës. Me këtë vendim synohet që të funksionalizohet procesi i decentralizimit në vend.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›