E Diel, 1 Nëntor 2026

72 subjekte aplikojnë për të marrë pjesë në zgjedhje

 Në këtë listë përfshihen kandidatë të pavarur, iniciativa qytetare dhe koalicione. Katër prej këtyre subjekteve tashmë janë certifikuar. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka vlerësuar lartë punën e kryer nga Zyra për regjistrimin e partive politike, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme, meqë ka përfunduar pranimi i dokumenteve të subjekteve politike.

“76 subjekte tërësisht kanë aplikuar, 4 prej tyre janë të certifikuara, domethënë i kemi edhe 72 aplikacione për certifikim, të cilat kanë ardhur në ditët e fundit, përfundimisht në datën e djeshme. Prej këtyre 72 subjekteve politike, 37 janë parti politike, 15 kandidatë të pavarur, 18 iniciativa qytetare dhe 2 koalicione. 34 subjekte janë të komunitetit shqiptar, 21 serb, 2 malazez, 3 turk, 1 romë, 2 ashkali, 1 egjiptian, 7 boshnjak dhe 1 goran”, ka thënë Lushta.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›