E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ademi takon ambasadorin e OSBE-së në Shkup

Në këtë takim të rregullt me ambasadorin e OSBE-së, zëvendës kryeministri e njoftoi për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke u përqëndruar në funksionimin e Sekretariatit për Iplementimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe  adekuat, procesin e decentralizimit, implementimin e ligjit për gjuhën. Sa i përket përfaqësimit adekuat dhe të drejtë, z. Ademi theksoi se Sekretariati me kujdes e ndjek këtë proces dhe e njoftoi ambasadorin Herero  për realizimin e disa konkurseve ku janë të paraparë punësimi i administratorëve të rinjë.

Zëvendës kryeministri tha se sipas Programit të Qeverisë së RM-së gjatë këtij viti do të punësohen 1 000 administratorë. Ademi tha se Qeveria e RM-së është e përkushtuar në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe implementimi i këtij dokumenti është një nga pesë prioritetet e Qeverisë së RM-së. Ambasadori Herero theksoi se OSBE për së afëri përcjell implementimin e Marrëveshjes së Ohrit me qëllim që të ndihmojë në zbatimin e saj në pratik, në ndërtiminin e mekanizmave për një shoqëri shumë etnike në Maqedoni.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›