'Adios' Real?

Cristiano Ronaldo mund të befasojë Real Madridin dhe trajnerin Jose Mourinho duke u larguar nga klubi.
Mediumet kryesore spanjolle, përfshirë dy të përditshmet me qendër në Madrid, AS dhe Marca raportojnë se ylli portugez i ka thënë presidentit të klubit. Florentino Perez se dëshiron të braktis kampionin e Spanjës.
Ronaldo, i cili shënoi 46 gola sezonin e kaluar thuhet se është ankuar se nuk ndihet i vlefshëm për klubin. Ai shkëlqeu në fitoren 3-0 ndaj Granadas të dielën mbrëma, duke shënuar dy gola por nuk i festoi ata në mënyrë të zakonshme pasi tregoi se ndihej i ‘mërzitur’.