Administrata Obama sërish kritika BP-së

Administrata Obama ka kritikuar sërish kreun e kompanisë British Petrolium, i cili po përballej me presionin e vazhdueshëm të Amerikës për mënyrën e trajtimit të katastrofës mjedisore në Gjirin e Meksikës. Shtëpia e Bardhë ka sulmuar kreun e BP-së, Tony Hayuard, për shkak të pushimit dhe largimit nga menaxhimi i fatkeqësisë, për të parë një garë të anijeve në brigjet jugore të Britanisë. Zëdhënësi i gjigantit energjetik e ka mbrojtur atë, duke thënë se ka marrë pushim me të birin, pas dy muajve të tërë që kishte kaluar larg familjes dhe shtëpisë. Ndërkohë, rrjedhjet e naftës në Gjirin e Meksikës kanë vazhduar, duke u shpërndarë në plazhin Panama të Floridas, një vend ky i frekuentuar nga shumë turistë.
Ndërsa për të ndihmuar ne zgjidhjen e krizës në Luiziana kanë mbërritur dhe Kostnerat. Aktori fitues "Oskar", Kevin Costner prezantoi shpikjen e kompanisë së vëllait të tij shkencëtar "Ocean Therapy Solutions" që mundëson pastrimin e ujrave të ndotur. Vetë aktori demostroi si funksionon makineria në fjalë. Ndërsa BP ka urdhëruar 32 makineri të tilla të afta për të pastruar 6 milion gallon ujë të ndotur në ditë.
Delina Bitraku