E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e valltarit pa këmbë

Do e niste karrierën e tij 40 vjet më parë me vallen kuptimplote për kohën, “Elektrifikimi” duke marrë çmimin e parë në shkallë kombëtare. Tani mbi një karrocë invalidi, feston 66-vjetorin e lindjes. Sadi Halili, “Mjeshtëri i madh i punës”, në nëntor të vitit të kaluar, do të regjistronte 40 vjet punë si valltar dhe koreograf dhe po aq edhe ansambli i këngëve popullore të rrethit të Librazhdit, që do e krijonte vetë më 1969. Por qëkurse humbi këmbët 10 vjete më parë ironikisht për artistin e valles, askush nuk është kujtuar. Ironikisht pagesa e tij e vetme janë honoraret e herë pas hershme të grupeve artistike rinore që ngre.

"Une mund te bej nje pune aq te madhe dhe mbuloj gjithe aktivitetet e shtepise se kultures dhe te rrethit dhe shkoj e perfaqesohem edhe jashte shtetit dhe kur vjen puna asnje gje simbolike", thote Sadi Halili, “Mjeshtëri i madh i punës".

Ashtu, fatkeqsisht pa këmbë, ngjitet në skenë për t’i dhënë ende jetë valles e për të lënë emrin dhe imazhin e tij tek valltarë të gjithë brezave. Pjesmarrës në dhjetra aktivitete e festivale në Francë, Greqi, Maqedoni, Gjermani si dhe themelues i shoqërive kulturore në shumë treva shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni e Kosovë. Gjatë gjithë karrierës së tij është vlersuar plot tetë herë për tu nderuar me titullin e lartë “Mjeshtër i madh i punës” në janar të vitit 2005.

Besim Dybeli

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›