Privatizimi, pronarët kundër: Na përjashtojnë nga procesi

Pronarët kundërshtojnë qëndrimin e ministrisë së ekonomisë dhe deklarojnë se e drejta e parablerjes në shumë raste të privatizmit nuk ekziston. Sipas tyre në privatizimet e shoqërive aksionere zotëruesit e trojeve jo vetëm që nuk kanë përfituar por përkundrazi po dëmtohen.
"Ajo që tha ministri dhe që më tërhoqi vëmendjen është që pronarët kanë të drejtën e parablerjes. Unë dua ti them ministrit që ndoshta nuk është informuar mirë, sepse nuk është e vërtetë kjo. Të drejtën e parablerjes pronarët e kanë vetëm për objektet e ish ndërmarrjeve që nuk janë transformuar në shoqëri. Ndërsa në shoqëi ka një skemë komplet tjetër të privatizimit ku pronarët nuk kanë të drejtën e parablerjes dhe e drejta e parablerjes nuk ekziston", thote Myrshit Vorpsi, sekretar i Shoqatës "Pronësi me Drejtësi".
Duke iu referuar listës me rreth 2000 objekte të shpallura për privatizim, ku pronarët kanë të drejtë parablerje përsëri ka qëndrim kundërshues dhe shprehen rezerva. "E drejta e parablerjes është vetëm për një listë që është akoma aty në ministri që ka dhjetë vjet që është po ajo listë dhe që nuk ndryshon asnjë gjë, sepse janë objekte që nuk i duhen kërrkujt", vijon Vorpsi.
Ministri i Ekonomisë deklaroi para dy ditësh në ALSAT se deri në fund të vitit 2011 do të privatizohen rreth 2000 asete shtetërore. Sipas tij pronarët kanë përparësi në këtë proces.
Adi Darsi