E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata Obama, tërhiqet senatori Greg

Kandidati i presidentit Obama për në postin e Sekretarit të Tregëtisë, senatori republikan, Judd Greg, tërhoqi kandidaturën e tij, duke thënë se 'nuk ishte diçka e përshtatshme për të'. Me anë të një deklarate, senatori nga shteti Nju Hempshër citoi si arsye 'konflikte të pazgjithshme,' siç u shpreh ai, lidhur me çështje si paketa e stimulimit ekonomik dhe regjistrimi i popullsisë. Ai tha se presidenti ka nevojë për një ekip që e mbështet atë plotësisht në të gjitha nismat e tij. Senatori Greg foli vetë me gazetarët dje dhe tha se vlerësonte gadishmërinë e presidentit Obama për të emëruar anëtarë të Partisë Republikane në poste të rëndësishme të kabinetit. Ai shtoi se bëri gabim që pranoi emërimin. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se Presidentit Obama i vjen keq që senatori Greg ndryshoi mendim. Në deklaratë thuhej gjithashtu se sapo u bë e qartë se zoti Greg nuk do ta mbështeste presidentin në disa çështje me përparësi, u bë e domosdoshme që senatori Greg dhe administrata Obama të ndryshonin kurs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›