E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata Tatimore në terren për evidentimin e dëmeve në bizneset e prekura në Tiranë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Administrata Tatimore vijon angazhimin në terren për evidentimin dhe dokumentimin e dëmeve të shkaktuara nga protesta e ditëve të fundit ndaj bizneseve në Tiranë.

Përmes grupeve të verifikimit, po kryhet vlerësimi i situatës në bizneset e prekura, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të dëmeve të shkaktuara.

Administrata Tatimore u bën thirrje bizneseve të dëmtuara që të raportojnë dëmet edhe përmes shërbimit elektronik “Dëmi im” në platformën e-Albania.

Ky shërbim synon të lehtësojë raportimin e dëmeve nga subjektet e prekura, ndërsa verifikimet në terren vijojnë për të evidentuar pasojat e shkaktuara.

Administrata Tatimore thekson rëndësinë e mbështetjes së bizneseve të dëmtuara dhe të angazhimit institucional për dokumentimin e situatës.

1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›