E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata e Doganore shtyn pagesen e TVSH-se per investitoret e rinj

Administrata Doganore lejon shtyrjen e pagesës së TVSH-së edhe dy vjet të tjerë, për gjithë ato biznese që nisin të investojnë. Drejtori i Përgjitshëm i Doganave, Flamur Gjymishka, gjatë prezantimit të analizës për vitin 2011-tw, deklaroi se kjo bëhet me qëllim që të lejohet zhvillimi i bizneseve dhe më pas ato të paguajnë detyrimin e taskës së TVSH-së në Doganë.
Gjatë prezantimit të shifrave për vitin e shkuar, Gjymishka deklaroi se të ardhurat doganore mbulojnë 37 për qind të buxhetit të shtetit.
Sipas kreut të Doganave, të ardhurat në këtë sektor pësuan një reduktim, për shkak të ligjit të faljes, i cili rezultoi i suskesshëm veçanërisht për përdoruesit e automjeteve. Falja u refuzua për disa subjekte, pasi kishin detyrimin e deklarimit të pasurisë.
Bëhet e ditur se në përformancën pozitive të përgjithshme të Doganave, kontributin kryesor e kanë dhënë degët e Durrësit, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës, Kapshticës etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›