E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata e presidentit Obama premton hapjen e vendeve te punes per veteranet e luftrave

Administrata e Presidentit Obama thote se do te krijoje nje numer programesh per te ndihmuar veteranet e luftrave te gjejne pune nderkohe qe Presidenti perpiqet te tregoje se eshte seriozisht i angazhuar per uljen e papunesise gjate nje turneu ne disa shtete perendimore te vendit.

Shtepia e Bardhe tha sot se kerkon nga qendrat shendetesore ne komunitete te punesojne 8 mije vete te ish-personelit mjekesor ushtarak gjate 3 vjeteve te ardhshem dhe do tu kerkoje ketyre qendrave te fillojne te raportojne se sa veterane kane punesuar.

Nje tjeter program i ri i administrates premton te zgjeroje mundesite per keta individe te personelit mjekesor ushtarak qe te behen ndihmes-mjeke duke u dhene me shume grante universiteteve qe ndihmojne per kualifikimin e veteraneve per karriera te tilla.

Me kthimin e dhjetera mijera trupave nga Iraku pritet te shtohet numri i veteraneve qe kerkojne pune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›