Shtetet e Bashkuara Siria terheqin ambasadoret

Vetem disa ore pasi Departamenti i Shtetit njoftoi se ambasadori amerikan ne Siri Robert Ford ishte kthyer ne Uashington per shkak te kercenimeve te sigurise ambasada siriane ne Uashington tha se ambasadori i saj Imad Moustapha do te kthehej ne Damask.
Si ambasadori amerikan ne Siri ashtu edhe ambasadori sirian ne Shtetet e Bashkuara jane thirrur ne vendet e tyre dhe zyrtaret e te dy paleve thone se kjo u be per keshillime. Por zyrtare te Departamentit te Shtetit thone gjithashtu se ambasadori Ford u thirr ne Uashington edhe per shkak te kercenimeve te besueshme ndaj jetes se tij.
Duke komentuar te henen per gazetaret ne Uashington zedhenesja e Departamentit te Shtetit Viktoria Nuland theksoi se kthimi i ambasadorit Ford ne Uashington nuk eshte terheqje. Ajo akuzoi gjithashtu qeverine siriane per angazhim ne nje fushate shpifjesh kunder diplomatit amerikan.
Ne jemi te shqetesuar nga fushate qe po nxit regjimi ne fuqi ne median shtetrore kunder ambasadorin Ford. Ne jemi te shqetesuar rreth gjendjes se sigurise per ambasadorin qe ka krijuar kjo fushate.
Zedhenesja Nuland tha se zoti Ford pritet te kthehet ne Damask pasi te perfundoje keshillimet megjithese kohezgjatja e qendrimit te tij ne Uashington nuk eshte e qarte. Ajo tha se qeveria siriane duhet te garantoje nje mjedis te sigurte per ambasadorin kur ai te kthehet ne Damask.
Zoti Ford diplomat me pervoje te gjate u emerua ambasador ne Siri ne muajin janar. Gjate dekades se fundit ai ka sherbyer ne Algjeri Bahrein dhe Irak.
Salman Shaik specialist per zgjidhjen e konflikteve ne Lindjen e Mesme eshte drejtor i qendres Doha prane Institutit Brookings. Ai tha per Zerin e Amerikes se media siriane eshte perpjekur ti jape tone jo te favorshme punes se ambasadorit Ford ne Irak.
Media siriane eshte perpjekur ta cilesoje ate deri diku edhe si nje pjese te jetes sektare duke shfrytezuar ndoshta disa ceshtje sektare qe jane shfaqur ne Irak dhe ti lidhe ato me ceshtjet sektare ne Siri.
Ambasadori Ford ka qene kritik i hapur i qeverise siriane per shtypjen e protestuesve. Kombet e Bashkuara thone se rreth 3 mije njerez jane vrare qe prej fillimit te kryengritjes kunder qeverise se Presidentit Bashar al-Assad ne muajin mars.
Qendrimi i ambasadorit Ford ka acaruar qeverine siriane dhe perkrahesit e saj. Muajin e kaluar nje grumbull njerezish te zemeruar i zune atij rrugen ndersa ai pergatitej te takohej me nje figure kryesore te opozites ne Damask. Madje qeveria siriane dha urdher per kufizimin e levizjes se ambasadoreve pasi zoti Ford dhe ambasadori francez vizituan qytetin Hamas per te treguar solidaritet me banoret e tij.
Analisti Shaik thote se ambasadori Ford ka luajtur nje rol shume te rendesishem si deshmitar i situates ne Siri dhe si i tille largimi i tij do te jete nje goditje per anetaret e opozites siriane. Megjithate ai e ve theksin tek fakti qe Shtetet e Bashkuara dhe vende te tjera kane vendosur lidhje me figura te opozites siriane si ne Siri dhe jashte saj.
Zedhenesja e Departamentit te Shtetit Nuland tha perseri se marredheniet me zotin Assad kane marre fund. Dhe ndersa Shtetet e Bashkuara dhe Siria kane ende marredhenie diplomatike zyrtare amerikane perfshire edhe vete Presidentin Barak Obama kane bere thirrje per largimin nga pushteti te Presidentit Assad. Zoti Shaik thote se terheqja e ambasadoreve mund te kete qene e pashmangshme.
Ne kemi qene ne nje kurs perplasjesh diplomatike mes Shteteve te Bashkuara dhe regjimit te al-Assadit ne Siri. shte per tu habitur qe thirrja e Ambasadorit Ford u be me ne fund pas nje kohe kaq te gjate po te kihet parasysh presioni i ushtruar ndaj tij dhe me pas natyrisht terhqja e ambasadorit sirian nga Uashingtoni.
Megjithe largimin e ambasadoreve ambasada amerikane ne Siri dhe ambasada siriane ne Shtetet e Bashkuara vazhdojne punen me personel te plote.