Pres. Obama perdor urdherin ekzekutiv per te zbatuar pjese te planit te tij te punes

Administrata e Presidentit Obama ka njoftuar disa programe per te ndihmuar veteranet e ushtrise qe te gjejne pune.
Zyrtaret e Shtepise se Bardhe thane te marten se duan qe qendrat komunitare shendetesore te punesojne 8 mije punonjes mjekesore nga rradhet e ushtarakeve gjate tre viteve te ardheshme.Agjencite qeveritare po ashtu do te mundohen te gjejne vende pune per veteranet ne klinikat e tyre shendetesore.
Presidenti Obama ka njoftuar disa urdhera ekzekutive gjate diteve te fundit per te forcuar ekonomine dhe anashkaluar ligjvenesit republikane qe kane bllokuar propozimin e tij prej 447 miliard dollaresh per krijimin e vendeve te punes.
Republikanet thone se legjislacioni i presidentit permban shume shpenzime te padobishme.
Ligjvenesi Kevin McCarthy republikani i trete me i rendesishem ne Dhomen e Perfaqesuesve kritikoi zotin Obama lidhur me fushaten per miratimin e legjislacionit te tij per punen.
E degjuam presidentin i cili nuk mund te priste. Ky vend nuk mund te prese per te qe te largohet nga fushata.
Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve republikani John Boehner tha te marten se Senati i kontrolluar nga demokratet ka bllokuar legjislacionet republikane per te cilat thote se do te ndihmonin ne krijimin e vendeve te punes.
Dhjetera mijera trupa do te kthehen ne vend nga Iraku gjate muajve te ardheshem para se terheqja amerikane eshte caktuar te perfundoje ne fund te vitit.
Veteranet do te gjejne nje ekonomi ku papunesia ka mbetur ne nivelin 9 periqndesh prej disa muajsh. Matt Flavin i cili merret me ceshtjet e veteraneve dhe familjet ushtarake ne Shtepine e Bardhe thote se shume prej veteraneve qe kthehen do te kene nevoje per ndihme per te gjetur pune.
Mendoj se te gjithe amerikanet jane dakord qe veteranet nuk duhet te luftojne per te gjetur nje vend pune menjehere sapo te kthehen nga lufterat pertej oqeanit. Por kemi vene re nga shifrat e papunesise kryesisht per veteranet e pas 11 shtatorit se shume prej tyre kane veshtiresi te gjejne pune.
Presidenti ka zbatuar disa nga pjeset e planit te tij te punes permes urdherave ekzekutiv. Te henen zoti Obama njoftoi nje program te ri per te ndihmuar pronaret e shtepive te reduktojne pagesat e huave per te menjanuar falimentimin dhe ruajtur pronesine e shtepive te blera.