E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata gjyqesore, dyfishohet paga

Tirane- Keshilli i Ministrave vendosi dje rritjen e pagave per 475 punonjesit e administrates gjyqesore te Gjykates se Shkalles se Pare dhe te Apelit. Ne te njejten kohe keshilli vendosi pajisjen me pasaporte sherbimi te gjyqtareve te Gjykatave te Shkalles se Pare. Vendimi erdhi pas nismes se ndermarre nga Ministria e Drejtesise disa muaj me pare, lidhur me reformimin rrenjesor te sistemit gjyqesor, si dhe permiresimin e trajtimit te gjyqtareve dhe administrates gjyqesore. "Keshilli i Ministrave vendosi rritjen dyfish te pagave per 475 punonjes te administrates gjyqesore te Gjykatave te Shkalles se Pare dhe te Gjykatave te Apelit, si dhe pajisjen me pasaporte Sherbimi per 270 gjyqtaret e Gjykatave te Shkalles se pare. Me iniciative e ministrit te Drejtesise, Keshilli i Ministrave miratoi ndryshimet perkatese vendimin " Nje shtese ne vendimin Nr. 335, date 02.09.1997, te Keshillit te Ministrave 'Per leshimin e pasaportave diplomatike dhe te sherbimit', te ndryshuar.", sqaronte ne nje njoftim per shtyp, zedhenesja e Ministrise se Drejtesise, Migena Demirxhi. Vendimi per rritjen e pagave, sipas Ministrise se Drejtesise u ndermor ne kuader te ndryshimeve teresore ne legjislacionin e sistemit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise, me qellim reformimin e ketij sistemi. Administrata e pushtetit gjyqesor nuk ka pesuar reforme ne paga, per nje periudhe te gjate kohore. Ne kete menyre nivelet e pagave ne kete administrate nuk krijojne nje motivim ne pune te specialisteve, e drejtuesve te tyre, gje e cila ka ndikuar ne realizimin, ne kohe e ne cilesi te detyrave. "Nga miratimi i struktures dhe niveleve te pagave te punonjesve te administrates gjyqesore, ne menyre te njejte me nepunesit e tjere te administrates publike do te perfitojne rritje page 457 punonjes, ku perfshihen edhe specialistet e IT dhe kryetaret e Deges se Buxhetit. Efekti ekonomik vjetor i llogaritur ne buxhetin e vitit 2009 eshte ne masen 129,806,847 leke", sqaronte me tej Ministria e Drejtesise. Por ndryshme nuk jane marre vetem ne rritjen e pagave te punonjesve te administrates gjyqesore. Ministri i Drejtesise, kishte propozuar edhe pajisjen e gjyqtareve te Gjykates se Shkalles se Pare, ne te cilet perfshihen gjyqtaret e Gjykatave te rretheve gjyqesore dhe gjyqtaret e Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, me pasaporta sherbimi. Sipas Ministrise se Drejtesise, pajisja e gjyqtareve me pasaporte sherbimi sjell lehtesimin e procedures dhe shkurtimin e kohes se pajisjes me viza per gjyqtaret e Shkalles se Pare. "Ky hap jo vetem qe do te permiresoje statusin e gjyqtareve, por do te ndikoje pozitivisht edhe ne realizimin ne kohe dhe me profesionalizem te detyrave te tyre, duke ndikuar edhe ne permiresimin e imazhit te sistemit gjyqesor", thekson Ministria. Mesohet se qe prej vitit 2000 me pasaporta sherbimi jane pajisur gjyqtaret e Gjykatave te Apelit. Ndersa anetaret e Gjykates se Larte posedojne pasaporta diplomatike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›