E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau bashkatdhetarin, Apeli i jep 25 vjet burg Arben Murrjes

Tirane - Vrasja e bashkatdhetarit te tij, 6 vjet me pare ne Angli, i ka kushtuar plot 25 vjet heqje lirie, te dyshuarit per kete krim Arben Murrjes. Vendimi eshte dhene nga togat e zeza te Gjykates se Apelit Tirane, te cilat ashpersuan denimin e Murrjes edhe me 5 vjet me shume ne krahasim me vendimin e Shkalles se Pare. Ngjarja per te cilen akuzohet i pandehuri ka ndodhur me 27 mars te vitit 2003, teksa Arber Jahelezi po ecte ne brendesi te Cannon Hill Park, te qytetit te Birmingamit, ne shoqerine e dy miqve te tij. Pas nje zenke me fjale, Murrja, qe ishte nen shoqerine e 22-vjecares angleze Caroline Loue, ka nxjerre thiken nga brezi, duke e goditur ate disa here. Menjehere pas kesaj ngjarjeje, i pandehuri eshte larguar nga qyteti i Birmingamit dhe me pas eshte rikthyer ne Shqiperi. E reja angleze u denua vetem me 80 ore pune vullnetare, nga Gjykata e Krimeve ne Birmingam. Deshmite e vajzes, e cila diten e ngjarjes ka qene me viktimen, zbardhen edhe krimin e ndodhur gjashte vite me pare. Gjate hetimeve u be e mundur te identifikohej i dyshuari, dhe te kapej ne Tirane gjate vitit 2005, ndersa kishte ndryshuar dhe emrin e tij nga Arben ne Petrit Murrja. Arben Murrja akuzohej per vepren penale te "vrasjes me paramendim", akuze e cila eshte edhe para gjykates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›