E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata, marrin fund festat e sterzgjatura

Tete dhjetori do te jete feste kombetare, nderkohe qe administrata publike nuk do te kete me luksin qe te beje pushime te sterzgjatura me raste festash, kur ato qellojne ne fundjave. Me shumice votash, Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje ndryshimet ne ligjin per "Festat zyrtare dhe ditet perkujtimore", duke vendosur 8 dhjetorin si Diten e Rinise. Nderkohe qe po sipas ndryshimeve te percaktuara ne kete ligj, administrata nuk do te beje me dite hene apo te marte pushim, per shkak se festat kombetare qellojne dite te shtune apo dite te diele. Ndryshimet e propozuara nga ekzekutivi, shfuqizojne paragrafin e fundit te ligjit aktual, ku percaktonte se "Kur ditet e festave zyrtare bien diten e shtune ose te diel, dite pushimi do te jene ditet pasardhese te punes. Ky formulim ne ligjin aktual ne jo pak raste u ka dhene mundesine punonjesve te administrates por edhe disa te tjereve ne sektorin privat, qe te bejne edhe kater dite rresht pushim, per shkak se festat perkonin ne dite te shtune apo te diel. Nderkohe qe duhet marre parasysh edhe fakti, se pavaresisht pushimeve te tilla te zgjatura, ketyre nepunesve nuk u humbnin as paga ditore. Kjo, pasi administrata paguhet ne muaj, jo me dite pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›