Topi, apel politikes: Lerini interesat imediate, kthejuni dialogut konstruktiv
Presidenti Topi ne takimin e zhvilluar me perfaqesuesit e trupit diplomatik, te akredituar ne Shqiperi, me rastin e fillimit te vitit te ri, ka shprehur garancine se Shqiperia i te gjitha mundesite per t'u orientuar kete vit drejt nje debati konstruktiv, ne interes te vendit. Teksa ka falenderuar ambasadoret e akredituar ne Shqiperi per ndihmen e dhene, kreu i shtetit nuk ka munguar qe te garantoje se politika shqiptare do te tregoje mencuri ne kete vit integrimi. "Ne i kemi te gjitha aftesite qe gjate ketij viti te tregojme me shume mencuri, pergjegjesi, vizion e besim per te orientuar energjite dhe kohen tone shume te vlefshme drejt nje debati konstruktiv, per t'u ngritur mbi interesat imediate pavaresisht cmimit qe kerkohet, per te ndertuar se bashku shoqerine e vertete demokratike", deklaroi presidenti Topi. Ai u ka shprehur mirenjohjen ambasadoreve per mbeshtetjen qe ne emer te vendeve qe perfaqesoje ne Shqiperi, i kane dhene vendit dhe popullit shqiptar gjate vitit qe kaloi. "Une mendoj se ju, nepermjet keshillave tuaja te sinqerta, na keni ndihmuar qe te kuptojme veshtiresite qe duhet te perballim per te ndertuar nje Shqiperi moderne. Pavaresisht aftesive tona ne rritje, proceset integruese qe kemi nisur se bashku, kane nevoje edhe gjate vitit 2010 sa per keshillat e sinqerta dhe te hapura, aq edhe per ndihmen e programeve dhe pervojes suaj te gjate ne demokraci", tha Topi. Duke vleresuar vitin qe kaloi, si nje vit suksesi, kreu i shtetit eshte shprehur se beson qe viti 2010 do te vendose edhe nje gur te fuqishem ne uren e bashkepunimit Shqiperi - Bashkimi Evropian, "duke u rikthyer qytetareve te vendit tim te drejten e mohuar nga regjimi komunist qe ne vitin 1945, te drejten per te levizur te lire ne Evropen e lire dhe te Bashkuar". Njeheresh ai eshte shprehur qe dhe pyetesori ka ecur me ritme larta.