Qeveria ndryshon ligjin e SHISH
Rozeta Rapushi
Qeveria ndryshon ligjin per Sherbimin Informativ te Shtetit (SHISH), duke kufizuar mandatin e kreut te ketij institucioni ne 5 vjet si dhe duke percaktuar qarte detyrat e tij. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave, u miratuan ndryshimet ne ligjin per SHISH, per te cilat, kryeministri Sali Berisha u shpreh se vijne ne kuader te luftes kunder korrupsionit te personit publik. "Ne objektin e punes, qartesohet me mire, detyra e sherbimit per te ndihmuar, agjencite e zbatimit te ligjit ne luften kunder krimit te organizuar. Shtohet nje objektiv i ri, lufta kunder korrupsionit te personit publik. Korrupsioni eshte nje kancer, ai duhet te luftohet. Shtohet certifikimi i personave mbi bazen e ligjit. SHISH, do te kete detyren e "retingut", kjo eshte e domosdoshme sidomos pas anetaresimit ne NATO, te kategorive te caktuara te punonjesve, qe punojne ne zyra delikate dhe vende delikate", u shpreh kryeministri. Por nga ana tjeter, ne ndryshimet e bera dje, percaktohet edhe kufizimi i mandatit te kreut te SHISH. Nga i papercaktuar, me nderhyrjen e bere, kreu i SHISH do te kete nje mandat 5-vjecar dhe me te drejte rizgjedhjeje vetem nje here. Nderkohe qe qeveria perfshiu edhe Komisionin Parlamentar te Sigurise, si nje Komision, i cili do te jape mendimin per kandidaturat per kreun e SHISH. "Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikes emeron dhe shkarkon drejtorin e Sherbimit Informativ te Shtetit. Per kandidaturen e propozuar, kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare. Drejtori qendron ne detyre per nje mandat 5-vjecar, me te drejte riemerimi vetem nje here", propozohet ne projektin e qeverise. Kryeministri Berisha tha se shtesa e bere eshte qe kryeministri para se t'i propozoje kreut te shtetit emrin per Drejtuesin e SHISH, duhet te marre miratimin e Komisionit Parlamentar te Sigurise. "E gjykoj te domosdoshme qe Kryeministri edhe per transparence, por edhe per detyrim, pasi ka nje moment: Ne te gjitha ligjet e vendeve te lira, ne qofte se behet fjale per kontroll absolut mbi sherbimin ai kontroll ushtrohet nga komisioni parlamentar respektiv", sqaroi kreu i qeverise. Sipas kryeministrit, ligji i jep komisionit parlamentar te ceshtjeve te sigurise, te drejten e kontrollit te plote ne cdo sherbim. "Natyrisht i perket Parlamentit te perzgjedhe praktiken me te mire te ketij kontrolli, pasi ky nuk eshte nje kontroll publik. Duhet te kuptohemi, ky eshte nje kontroll qe behet, por edhe ligji ekzistues, e parashikon kontrollin e Parlamentit", vijoi kreu i qeverise. Nje ndryshim tjeter, ne ligj percaktohet qarte se sherbimi nuk mund te ushtroje asnje veprim ne favor te nje partie politike.
PS: Berisha kerkon te fuse nen kontroll SHISH
Deputetja e Partise Socialiste, Shegush Ligori, kerkoi dje nga kryeministri Berisha qe te mos "fuse duart" edhe ne Sherbimin Informativ Shteteror. Permes nje deklarate per shtyp, zyrtarja socialist tha se Berisha, vijoi me kercenimin e radhes ndaj nje tjeter institucioni te rendesishem kushtetues. "Kryeministri i votave te vjedhura, na e beri te qarte se kerkon te deformoje e te vere nen kontroll edhe Sherbimin Informativ Kombetar, duke e maskuar kete perpjekje pas gjoja nevojes per ndryshime e reforma", deklaroi Ligori. Sipas saj, fatmiresisht sot te gjithe shqiptaret e mbajne ende mend SHIK-un e kontrolluar nga Sali Berisha dhe jane te vetedijshem se c'pasoja do te kete nje zhvillim i tille per demokracine e brishte shqiptare. "Pikerisht per keto arsye, PS nuk mund te lejoje qe nje institucion kaq i rendesishem te shnderrohet ne nje vegel te qeverise, prandaj do ta kundershtoje me force kete perpjekje te fundit te kryeministrit, e cila perben nje arsye me shume per te kerkuar largimin e Sali Berishes",-tha zyrtarja e PS.
Si ndryshohet ligji per SHISH
Neni 3
Sherbimi Informativ i Shtetit ka per detyre:
a) Te mbroje sigurine kombetare, ne vecanti, mbrojtjen kunder kercenimeve nga spiunazhi, terrorizmi dhe sabotazhi, si dhe nga veprimet qe synojne permbysjen e sistemit te demokracise parlamentare;
b) Te mbledhe informacion per prodhimin, trafikimin e armeve e te lendeve narkotike, trafikimin e qenieve njerezore, si dhe per krimet kunder mjedisit;
c) Te mbledhe informacion per njohjen, zbulimin, parandalimin e krimit te organizuar, te kontrabandes, pastrimit te parave, si dhe per korrupsionin e personave qe ushtrojne funksione publike;
c) Te mbeshtese veprimtarine e forcave policore dhe te agjencive te tjera te zbatimit te ligjit, per parandalimin e krimeve te renda;
d) Te mbledhe, me miratimin e Kryeministrit, informacion per sherbimet e inteligjences se shteteve te tjera,;
dh) Te mbroje sigurine e veprimtarise se vet, te informacionit, te punonjesve dhe te pasurise, me mjete te pershtatshme, perfshire verifikimin dhe kualifikimin e kandidateve, te te punesuarve e te kontraktuesve;
e) Te certifikoje personat, sipas percaktimeve ligjore;
e) Te kryeje veprimtari mbeshtetese tekniko - administrative, sipas nevojave, per realizimin e funksioneve te mesiperme.
Sherbimi Informativ i Shtetit, per realizimin e funksioneve te mesiperme, ruan raporte te drejta, ndermjet nevojes se sigurimit te informacionit te domosdoshem dhe respektimit te te drejtave e lirive themelore te njeriut.
Ligjshmeria, objektiviteti dhe sekreti jane parimet baze te punes se Sherbimit Informativ te Shtetit."
Neni 5 ndryshohet, si me poshte vijon:
Sherbimi Informativ i Shtetit drejtohet nga drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit, i cili eshte pergjegjes per:
a) Operacionet e Sherbimit Informativ te Shtetit dhe kontrollin e tyre;
b) Efikasitetin e Sherbimit Informativ te Shtetit;
c) Sigurimin e cdo informacioni, ne perputhje me qellimin dhe funksionet e Sherbimit Informativ te Shtetit;
c) Garantimin se Sherbimi Informativ i Shtetit nuk ndermerr veprime ne interes te ndonje partie politike;
d) Garantimin e zbatimit te marreveshjeve te nenshkruara me palet e treta;
e) Informimin dhe raportimin te Presidenti i Republikes dhe te Kryeministri per probleme, qe lidhen me sigurine kombetare.
Drejtori i SHISH-it i paraqet Kryeministrit nje raport vjetor per punen e Sherbimit Informativ te Shtetit, si dhe i raporton atij, ne cdo kohe, dhe per cdo ceshtje, qe lidhet me veprimtarine e tij.
Sipas percaktimeve te Kryeministrit, drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit raporton edhe ne Keshillin e Ministrave."
Pas nenit 5 shtohet neni 5/1 me kete permbajtje:
1. Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikes emeron dhe shkarkon drejtorin e Sherbimit Informativ te Shtetit. Per kandidaturen e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare.
Drejtori qendron ne detyre per nje mandat 5 - vjecar, me te drejte riemerimi vetem nje here.
2. Me propozimin e Kryeministrit, Presidenti i Republikes emeron zevendesdrejtorin e Sherbimit Informativ te Shtetit. Per kandidaturen e propozuar, Kryeministri merr mendimin e Komisionit Parlamentar per Sigurine Kombetare.
3. Zevendesdrejtori eshte ne varesi te drejtorit te Sherbimit Informativ te Shtetit dhe kryen detyrat e ngarkuara prej tij. Ai e zevendeson drejtorin, ne rastet kur ky i fundit ndodhet jashte vendit ose kur mungon ne detyre per arsye shendetesore, per nje periudhe jo me shume se tre muaj.
4. Drejtori i Sherbimit Informativ te Shtetit, per efekt te trajtimit financiar, ka status te njejte me ministrin, ndersa zevendesdrejtori ka status te njejte me zevendesministrin.".
Paragrafi i trete, i nenit 9, ndryshohet si me poshte vijon:
"Sherbimi Informativ i Shtetit, ne funksion te realizimit te detyrave te tij, mund te bashkepunoje, me miratimin e Kryeministrit, me sherbime informative te vendeve te huaja."