E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku ka shkuar gjysma e arit shqiptar, e zhdukur në një dekadë?

Këshilli Botëror i Arit ka publikuar të dhëna e fundit për rezervat e arit për çdo shtet të Shqipërisë. Sipas këtij Këshilli, në fund të vitit 2010, rezervat e arit shqiptar ishin 1.6 ton, gjysma e asaj që ishin në vitin 2000. Sipas Top Channel, të dhënat tregojnë se Shqipëria është një nga vendet me rezervat më të ulëta të floririt për frymë popullsie me vetëm rreth 20 dollarë për frymë. Në Zvicër ky tregues është 6 mijë dollarë ndërsa në Gjermani, Itali dhe France rreth 1800 dollarë. Për vite me radhë Shqipëria është mbajtur si një vend i pasur në flori, madje në disa nga librat e fillimit të shekullit të kaluar thuhej se rezervat shqiptare të arit në 1920, llogariteshin në 320 tonë, por një shekull më pas ato janë tkurrur me qindra herë. Një pyetje lind, ku ka shkuar gjithë kjo sasi ari? Një ndihmë e vogël: kryeministri ynë nuk ka lënë vend pa e thënë para vitit 2009 se kush e ka vjedhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›