E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata rikthehet në punë pas pushimeve

Shtatori ka rikthyer në punë administratën në të gjitha institucionet e vendit. Edhe pse pritet që rikthimi i tyre të jetë vetëm për pak kohë deri sa qeveria e re të vendosë në lidhje me punonjësit aktualë. Në të gjithë rrugët e kryeqytetit vihej re një lëvizje e shumtë e automjeteve dhe e qytetarëve.

Ndërkohë që qeveria socialiste pritet të marrë pushtetin në datën 9 shtator e pas kësaj pritet të ketë zhvillime edhe në ndryshimin e punonjësve të administratës.

Operacioni fshesa ndaj administratës është paralajmëruar edhe prej kreut të qeverisë në detyrë Sali Berisha. Megjithatë për administratën aktuale kryeministri i ardhshëm ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë shkarkim politik dhe se do të zbatohet ligji për nënpunësin civil.

Megjithatë shumica e administratës janë përfshirë nga ankthi i pushimit nga puna. Ajo që është e sigurt është se në rang drejtorësh do të ketë një rinovim të plotë të administratës ndërkohë që pritet të shtohen edhe institucione të tjera. Megjithatë ajo që është e sigurt është fakti se rikthimi i administratës në punë është i përkohëshëm për disa dhe i përhershëm për disa të tjerë.

Ekspertë të ekonomisë deklarojnë se duhet që të bëhet kujdes që qeveria e re të mos shtojë administratën pasi situata ekonomike nuk është në gjendje shumë të mirë. Pikërisht në këtë linjë edhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka deklaruar se do të ketë një administratë të vogël dhe pikërisht në këtë kuadër pritet të ketë edhe shkurtime të vogla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›