Administratorët e pronave te sekuestruara do të përzgjidhen me vendim gjykate
05/08/2010 Kompetencat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është përgjegjëse për përgatitjen dhe dorëzimin brenda datës 30 dhjetor të çdo viti të raportit vjetor të administrimit të të gjitha pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, në zbatim të ligjeve që luftojë krimin e organizuar dhe ligjit “Për masat kundër financimit të terrorizmit”. Po ashtu ky institucion është përgjegjës edhe për administrimin e pasurive të tjera, të cilat janë produkt i veprave penale apo të lidhura me to. Në bazë të vendimit të miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, të gjitha asetet që do tu konfiskohen anëtarëve të krimit të organizuar si dhe atyre që mbështesin terrorizmin do të kalojë përmes një procedure të caktuar, ku rol kryesor ka Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Agjencia, sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, i paraqet Gjykatës për Krime të Rënda listën e administratorëve të pasurive të sekuestruara/konfiskuara. Duke respektuar veprimet ligjore, të cilat do të kryhen na bazë të dispozitave të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, “AAPSK-ja lidh kontratën e punës me administratorin brenda 30 ditëve nga data e emërimit nga Gjykata, si dhe miraton dhe lidh kontratën e punës me punonjësit mbështetës, të propozuar nga administratori”. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar përmes vendimit se Agjencia gjatë aktivitetit të saj “lidh kontratat e punës për administrimin e pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara në zbatim të ligjit “Për masat kundër financimit të terrorizmit” si dhe për administrimin e pasurive të tjera, të cilat janë produkt i veprave penale apo të lidhura me to, administrimi i të cilave i caktohet kësaj agjencie me ligj apo me një akt tjetër nënligjor”. Administratori apo administratorët e pasurive të sekuestruara/konfiskuara, sipas dispozitave të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, zgjidhen nga gjykata, sipas listës së paraqitur nga kryeadministratori. Ndërsa administratori apo administratorët e pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, në zbatim të ligjit “Për masat kundër financimit të terrorizmit” si dhe të pasurive të tjera, administrimi i të cilave i caktohet kësaj agjencie me ligj apo me një akt tjetër nënligjor, përzgjidhen nga kryeadministratori nga e njëjta listë e paraqitur në gjykatë”. Sipas vendimit, pagesa e administratorit të pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara miratohet rast pas rasti nga ministri i Financave, pas propozimit të kryeadministratorit. Kontratat e lidhura me administratorët e pasurive dhe personat ndihmës vijojnë efektet ligjore deri në përfundimin e tyre.
Vendim qeverie
Këshilli Tatimor hetim problematikave të tatimpaguesve
Këshilli Tatimor, me propozimin e të paktën dy prej anëtarëve dhe me miratimin e bashkëkryetarëve, mund të krijojë grupe pune të përkohshme për të shqyrtuar çështje që lidhen me aktivitetin përkatës që do të diskutohen në mbledhjet e tij. Këshilli, i cili përbëhet nga 18 anëtarë, ku 12 janë përfaqësues të tatimpaguesve dhe 6 përfaqësues të institucioneve publike, kryesohet nga dy bashkëkryetarë, përkatësisht zëvendësministri i Financave, që mbulon çështjet e tatimeve, dhe një përfaqësues i tatimpaguesve. Në vendimin e marrë dje nga qeveria thuhet se komunikimi në emër të KT-së me palët e treta, duke përfshirë institucionet publike, institucionet private, organizatat jofitimprurëse, donatorët dhe medien, bëhet në mënyrë zyrtare përmes shkresave me identitet vizual të Këshillit, të firmosura nga dy bashkëkryetarët e këtij këshilli. Anëtarët përfaqësues të tatimpaguesve kanë përgjegjësinë për të mbledhur informacion nga tatimpaguesit që përfaqësojnë, për tu këshilluar me ta lidhur me çështje që trajtohen në Këshill, si dhe për ti informuar tatimpaguesit për vendimet dhe propozimet e ndryshme. Vendimi përcakton se Këshilli përgatit një raport vjetor për të bërë analizën e veprimtarisë së tij gjatë një viti, vlerësimin e përparimeve të bëra si dhe identifikimin e fushave ku mund të bëhen përmirësime. Është përcaktuar që bashkëkryetarët do tia paraqesin raportin ministrit të Financave. Veprimtaria e KT-së do të mundësohet nga financat që do të marrë nga buxheti i shtetit, por edhe nga burime të tjera të dhëna në formë doacioni.
Anëtaët përfaqësues të tatimpaguesve në Këshillin Tatimor nuk përfitojnë bonus për pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit apo shpërblime të tjera. Veprimtaria e anëtarit duhet ti përgjigjet rolit të tij si përfaqësues i tatimpaguesve dhe jo interesave personale.