E Diel, 1 Nëntor 2026

Administratori i fakultetit në gjyq, merrte para për të kaluar studentët

Tiranë  - Njësia Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar hetimet për një 37 vjeçar, i cili akuzohet te ketë ushtruar ndikim të paligjshëm në fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë për arsye përfitimi.

Lulëzim Cifliku me detyrë administrator në këtë faktultet, sipas prokurores Daniela Sulaj,ka marrë një shumë të hollash nga një student, duke i premtuar se do të ndikonte tek pedagogët e lëndëve që ajo kishte provim, për të marrë notë kaluese.

Në fakt sipas kërkesës për gjykim, studentja e vitit të tretë për psikologji, I.Bimi, që ndjek studimet e larta me sistemin part- time, e ka takuar të pandehurin dhe ai i ka premtuar se do të ndërhynte për notën kaluese duke i marrë një shumë prej 20 mijë lekësh.Pasi nuk ka marrë notën e duhur, vajza ka kryer kallzim pranë degës së krimit ekonomik në policinë e kryeqytetit.

Pas përgjimeve ambjentale por edhe komunikimeve në telefon mes vajzës dhe të pandehurit, prokurorja thotë se janë administruar provat e duhura që e implikojnë administratorin e fakultetit në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›