E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, gjendet i vdekur poshtë urës 50-vjeçari

Një person është gjetur i pajetë poshtë një ure në aksin Librazhd-Prrenjas.
 

Viktima është identifikuar si shtetasi Sadik Mënalla 50 vjeç nga fshati Kokrem i Librazhdit.
 

50-vjeçari është gjetur i pajetë poshtë një ure pranë fshatit Hotolisht nga disa kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
 

Sipas policisë rezulton se viktima ishte përdorues i pijes alkolike dhe paraprakisht mendohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e konsumimit të tepërt të alkolit.
 

Ndërkohë, trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit të Elbasanit, ku do të kryhet kqyrja e tij me qëllim për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›