Tiranë, pranga grabitësit të makinave luksoze

Policia e Tiranës në sajë të operacionit të koduar “Evo2” ka bërë të mundur arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri pasi akuzohen për vjedhjen e një sërë automjetesh luksoze.
Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini theksoi se është arrestuar 25 vjeçari Sajmir Mara nga Tirana ndërsa është shpallur në kërkim 31-vjeçari Shkëlqim Tupi nga Kruja.
Sipas saj, të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin ruanin automjetet e lëna ndezuar dhe kryenin vjedhjen e tyre brenda 2 minutave. Më pas dy grabitësit bënin çmontimin e automjeteve dhe i shisnin ato me pjesë.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e disa aksesorëve të automjeteve të vjedhura si dy automjete , 25 motrora, 15 paketa elektonike, 8 navigatorë etj.