E Diel, 1 Nëntor 2026

Admir Tafili, flet nga burgu: Arsyet pse na kanë vënë tritol

SHKODER - Hakmarrja është kthyer në një "mallkim" për familjen Tafili në Shkodër dhe jo vetëm për atë. Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi u shënua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e Admir Tafilit, i cili në mars të vitit që shkoi ekzekutoi dy vëllezërit e ish-shefit të krimeve në Komisariatin e Shkodrës, Prel Pjetrushi.

Shpërthimi në lagjen "Salo Halili" ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi në banesë nuk kishte njeri. Pas ngjarjes, efektivat blu kanë shoqëruar 22 persona, përfshirë këtu pjesëtarë të familjes Pjetrushi. Ndërkohë, ka reaguar nga burgu Admir Tafili. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", ai pohon se ngjarja ka autorë Pjetrushët, ndërsa argumenton se shpërthimi ndodhi pas mbërritjes nga Greqia në Shkodër të vëllait të tij, Luanit.

“Ka shumë arsye për vendosjen e tritolit. Së pari, personat e interesuar kanë mësuar se është kthyer në Shqipëri vëllai im, Luani. Ai ka disa ditë që ka ardhur dhe po interesohet për shitjen e shtëpisë. Mbase kanë kujtuar se Luani ka qenë në banesë me nënën, ose e kanë bërë shpërthimin për të trembur personat që mund të kërkojnë të blejnë shtëpinë time. Nuk përjashtohet mundësia që kjo ngjarje është bërë qëllimisht për t'i bërë presion drejtësisë. Më 31 janar kam gjyqin për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, ndaj duhej një tërheqje vëmendjeje.”- deklaroi Tafili.

(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›