E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, referendumi për në BE, Sondazhet: 60% e kroatëve janë pro integrimit

22-01-2012 / Gazeta 55

40%, skeptikë për shkak të krizës ekonomike dhe sovranitetit kombëtar

Janë mbyllur kutitë e votimit në Kroaci, teksa populli votoi në referendumin për anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2013. Vendi e ka marrë tashmë dritën jeshile nga Brukseli, mirëpo do të duhet verdikti i popullit për të vendosur përfundimisht për marrëveshjen e anëtarësimit. Sondazhet e fundit para votimeve tregojnë se 60 për qind e kroatëve shprehen “pro” anëtarësimit në Bashkimit Europian.

Kundërshtarët e “PO”-së në referendum, i druhen humbjes së sovranitetit të vendit, dy dekada pasi kroacia shpalli pavarësinë. Por, mbështetësit sjellin argumentin se anëtarësimi në BE është mundësia më e mirë për vendin në terma afatgjatë. Ndërkaq, Kroacia ndodhet në një situatë të brishtë ekonomike, me nivel të lartë papunësie dhe probleme të tjera financiare.

Para referendumit, me anë të një deklarate, presidenti kroat Ivo Josipoviç iu drejtua popullit duke e siguruar se Kroacia nuk do të humbasë as sovranitetin dhe as burimet e veta natyrore, e as do të drejtohet nga Brukseli. Sipas tij, Europa nuk do të zgjidhë problemet e kroacisë, por mbetet një mundësi i jashtëzakonshme. Entuziazmi në këtë vend, për anëtarësimin europian ka rënë disi nga shifrat e larta të disa viteve më parë.

Gjithsesi, e gjithë klasa politike mbetet pro kësaj lëvizjeje, e cila ka mjaft gjasa të shndërrohet në një vendim popullor. Kroacia e nënshkroi traktatin e pranimit në dhjetor dhe referendumi mbetet lëvizja e fundit, para se të nisë ratifikimi nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›