Presidenti i Kroacisë, Josipoviç zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Takime me Berishën, Topallin dhe Topin

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç nis nesër një vizitë dy ditore në Tiranë me ftesë të presidenti Bamir Topi. Axhenda e takimeve do të nisë në pallatin e brigadave ku përveç takimit tet a tet me kreun e shtetit shqiptar, dy presidentët do të firmosin edhe një marrëveshje mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes dy vendeve tona.
Pas përfundimit të konferencës për shtyp, Josipoviç do të zhvillojë takime me kryeministrin Berisha dhe më pas me kryetaren e kuvendit Topalli, me të cilën mbyllet dhe axhenda e ditës së parë të vizitës.
Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, presidenti i Kroacisë do të mbajë një leksion në Universitetin e Tiranës, do të vendosë kurorë me lule për nder të Dëshmorëve të Kombit.
Josipoviç do të zhvillojë edhe një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa do të vizitojë edhe qytetin e Durrësit dhe të Krujës.
...