E Shtunë, 31 Tetor 2026

Admir Teli nënshkruan për Baku

Ka marrë fund aventura e futbollistit Shkodran Admir Teli për një skuadër të re.Lajmi më I fundit që vjen rreth tij është se destinacioni i mbrojtësit është Azerbajxhani.Padyshim një surprizë sepse pas largimit nga Turqit e Haccetepe me të cilët u aktivizua në pjesën e parë të sezonit pista më e mundshme ishte ajo që mbrojtësi Shkodran të transferohej te Vllaznia .Më pas u fol për një transferim të Telit te kroatët e Rijekës por as kjo nuk ishte e vërtetë.Mbërritja e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare te Vllaznia po pritej me padurim si nga tifozët ashtu edhe nga drejtuesit e klubit madje edhe nga sulmuesi I afruar te Shkodranët Xhevair Sukaj me të cilin Teli ka qënë shok skuadre edhe te Haccetepe.Por lajmi më I fundit vjen se Admir Teli ka firmosur një kontratë 5 mujore me skuadrën azeraxhanase Baku.Pas përfundimit të kësaj kontrate Teli do të rikthehet sërish te turqit e Haccetepe.Sfumohet kështu përfundimisht mundësia për të parë Telin të veshur me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës aty ku të gjithë e prisnin me krahë hapur .Teli do ta ndihmonte skuadrën Shkodrane në luftën për fitimin e titullit Kampion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›