E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan,nga shpërthimi vdesin tre persona

Një shpërthim i shkaktuar nga talebanët përpara ambasadës gjermanë në Kabul, iu ka marrë jetën të paktën tre afganëve dhe ka shkaktuar plagosjen e 30 të tjerëve. Sipas një zëdhënësi të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, të paktën katër ushtarë amerikanë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi, por janë jshtë rrezikut për jetën. Më herët, ishte folur për dy të vdekur mes ushtarakëve amerikanë, por burime të ushtrisë e kanë mohuar një gjë të tillë. Shpërthimi ka ndodhur në një kryqëzim përpara ambasadës gjermane në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, në afërsi edhe të një ndërtese të Kombeve të Bashkuara dhe një baze të ushtrisë amerikane. Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit ka konfirmuar se bëhet fjalë për një atentat vdekjeprurës. "Kemi të bëjmë me një atentat vetëvrasës që ka shkaktuar disa viktima, të vdekur e të plagosur. Ekipet e shpëtimit iu kanë ardhur në ndihmë të lënduarve", është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, duke shtuar se objektvivi i terroristëve mund të kenë qënë vrasja e afganëve, por edhe të huajve. Rruga para ambasadës gjermane në Kabul ofronte të shtunën në mëngjes pamje të tmerrshme: makina, ndër të cilat edhe një kamion të vëna nën flakë, tym i zi që ngrihej përpjetë, forca shpëtimit që përpiqeshin të shuanin zjarrin. Kohët e fundit, gjendja e sigurisë në kryeqytetin afgan Kabul është përkeqësuar së tepërmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›