Adnan Januzaj shënon në miqësore për Mançester Junajtid
Duket se ky që po përgatitet të fillojë do të jetë sezoni tij. Supertalenti shqiptar Adnan Januzaj ka arritur të shënojë golin e parë në fitoren e arritur nga Mançester Junajtid në miqësoren e radhës. Shqiptari Januzaj ka realizuar golin e parë me fanellën e “Djajve të Kuq” në minutën e 49-të të ndeshjes kundër Kitchee, ku kampionët anglezë kanë dominuar me lojën e tyre. Januzaj është shërbyer në mënyrë të shkëlqyer nga krahu, duke arritur të shënojë një gol me kokë. Ish-lojtari Anderlehtit në Belgjikë në këtë ndeshje është aktivizuar në pjesën e dytë, duke zëvëndësuar anglezin Ashley Young. Fituesit e sezonit të fundit të Premier League kanë fituar ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 5-2.
Me mbërritjen e skocezit David Mojes në pankinën e Mançesterit, Januzaj është përfshirë në skuadrën e parë dhe gjatë kësaj faze përgatitore hapësirat për të kanë qenë më të mëdha. (e.i/balkanweb)
Me mbërritjen e skocezit David Mojes në pankinën e Mançesterit, Januzaj është përfshirë në skuadrën e parë dhe gjatë kësaj faze përgatitore hapësirat për të kanë qenë më të mëdha. (e.i/balkanweb)