E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër, përplasen dy trena, 30 të plagosur

ZVICËR- Të paktën 30 persona kanë mbetur të plagosur nga një përplasje ballore mes dy trenave. 

Ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ndërsa mësohet se trenat e udhëtarëve janë përplasur pak para orës 19;00 në stacionin Granges-Marnand të rajonit Vaud.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, të cilat gjithashtu raportojnë se është ndërprerë edhe trafiku hekurudhor për shkak të këtij aksidenti.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›